Arli

Home / Arli
February 25, 2018April 19, 2020
Arli

$0

Campaign Target

0

Donations
0%Donated
$0 to go

Arli e quajtem kete bukuroshe fatkeqe, ajo u gjet ne rruge, ne nje zone fare fe humbur, pa ushqim, pa ndihme, pa askend qe te ndalonte dhe te shihte me keqardhje ne cilen gjendje ajo ishte. Arli kishte te lidhur pas qafes nje litar te forte, aq te forte saqe mjeket menduan se ja kane vene posacersisht qe ajo te vdiste. U tmerruam, na ngriu zemra nga ajo pamje e rende dhe e trishte njekohesisht. Doktorret na thane, qe edhe pak dite sikur ajo te kishte qendruar ne rruge, me siguri sot nuk do ish e gjalle, por fati i buzeqeshi. Arli ju nenshtrua nje operimi te menjehershem ne ezofag, dhe nje mjekimi te gjate gjithashtu. Sot, Arli eshte shume me mire, drejt rikuperimit te plote! Ajo eshte nje qenushe e dashur, e qete rreth 1 vjec, e sterilizuar. Deshirojme ti jepet shanci per nje familje, pasi kurre me pare Arli nuk ka njohur kujdes familjar. Ajo ka njohur vetem dhimbje e tmerr. Kerkojme ndihme, jepini Arlit shancin e nje jete te denje!