Snow – Adoptuar

Home / Snow – Adoptuar

Snow – Adoptuar

Snow – Adoptuar

Rreth Meje

Snow ka një ndër historitë e trishta të aksidenteve që ndodhin cdo ditë, me të vetmin ndryshim se historia e saj arriti deri tek në. Snow kishte ditë që qëndronte në pritje për ndihmë, e kishin aksidentuar dhe nuk mund te levizte nga vendi. Pa ushqim, pa ujë, pa askënd… në ditë të ftohta dimri, ku shiu binte papushim. Nëse nuk do të kishim bërë një përpjekje për ta marre, fundi i saj është mjaft i qartë si mund të ishte. Faleminderit Zot që dëgjuam për vuajtjet e saj dhe e morëm menjëherë si rast për ta kuruar. Pas ekzaminimeve të para në klinike Snow rezultoi me kërbisht të thyer por fatmiresisht ajo nuk ishte e madhe në moshe dhe kjo do të ndihmonte rimëkëmbjen e saj me ritme të shpejta. Sot, Snow është e shëndetshme, ecën dhe vrapon dhe luan. Është rreth 7 muajshe, e dashur, lozonjare dhe e sterilizuar. Gjithcka i mungon tani është një familje, ku ajo të mund të shuaj frikën dhe të falë vec dashuri!

Kush do me adoptoj mua?

Unë jam Snow, një qenushe femër, bardhoshe dhe vetëm 6 muajshe. Une jam e vaksinuar, e trajtuar me antiparazitar dhe negative ndaj leshmanjozës. Jam e dashur me qentë e tjerë, me të rriturit dhe fëmijët gjithashtu.