Tyson – Adoptuar

Home / Tyson – Adoptuar
Tyson – Adoptuar

Rreth meje

Tyson është gjigandi më i dashur që mund të keni njohur ndonjëherë, mashkull, 8 vjec dhe i pakastruar. Shumë i qetë, i dashur me fëmijët dhe të rriturit, i dashur edhe me qentë e tjerë. Tyson është rrac e pastër Rotvailer ( jo pse rraca ka rëndësi), të cilin e gjetëm në mes të rrugës, të vetëm, të corientuar dhe të pa ushqyer . Pasi njerëzit kishin frike ti afroheshin dhe ti jepnin për të ngrënë për shkak të përmasave dhe pamjes së tij. Por Tyson është tepër i dashur e kërkon vetëm përkëdhelje dhe afeksion.

Si mund të ndodhi të të mbajnë për kaq vite në shtëpi dhe më pas të të flakin në mes të rrugës?! A zgjohet ndonjëherë qeni të nesërmen duke vendosur se nuk e do më pronarin e tij?! JO, KURRE! Me njeriun ndodh, ata e braktisen, atëherë kur ai kishte më tepër nevojë për përkujdesjen e tyre pasi vuan nga artriti, shkak i moshës së madhe. Dinjitetin këtij qenushi të mrekullueshem duhet t’ia kthejme ne por nuk do mundeshim kurrë pa ju! Na ndihmoni ti japim mundësinë Tysonit të gjejë një familje të denjë, për të kaluar në qetësi e përkudjesje të gjitha ditët e jetës që i kanë mbetur, ashtu sic meriton. Ju premtojmë, nuk do të pendoheni!

Kush do me adoptoj mua?

Unë jam Tyson, rraca Rotvailer, 8 vjec. Jam i pa kastruar, i trajtuar me antiparazitar, i vaksinuar dhe me analiza negative ndaj leshmanjozës. Jam shume i dashur me të rriturit , fëmijët dhe me qentë e tjerë.