Rreth Nesh

 

Kush jemi ne?

Ne jemi një grup i vogël aktivistesh prej tre personash, në mbrojtje të kauzës së kafshëve endacake, qëllim ndaj të cilit jemi obliguar prej thuajse tre vitesh.

Qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e të drejtave të kafshëve, duke qënë paqësisht kundër cdo lloj abuzimi ndaj tyre e më tej promovimi i një jetese të sigurt për këto krijesa të pambrojtura.

Thellësisht premtojmë se do të angazhohemi në marrjen dhe publikimin e cdo fakti që provon dhunën apo abuzimin ndaj tyre sikurse premtojmë angazhimin e mëtejshëm në prodhimin e videove sensibilizuese; aktiviteteve apo fushatave ndërgjegjësuese për të shtuar dashurinë dhe kujdesin ndaj kafshëve.

Synimi ynë është edukimi kryesisht i fëmijëve  apo të rinjve në rritjen e përgjegjshmërisë ndaj abuzimit të kafshëve endacake dhe ndërgjegjësimi në masë i fenomenit të braktisjes së kafshëve të tyre shtëpiake. Duke promovuar vlerat e dashurisë ndaj të pambrojturve, fëmijët dhe të rinjtë rriten në një mjedis shumë më paqësor dhe integrues.  Në kuadër të këtij qëllimi, inkurajojmë dhe promovojmë në mënyrë aktive sterilizimin e cdo kafshe shtëpiake sikurse dhe atyre endacake për të parandaluar mbipopullimin e tyre.

Një tjetër dedikim yni është shpëtimi, trajtimi, rehabilitimi dhe kujdesi ndaj kafshëve të cilat janë aksidentuar, kanë semundje të rënda apo janë në gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Ky process kërkon fonde dhe ndaj lutemi që të ndiqni rastet tona dhe nëse e ndjeni të jeni pjesë e kontributit në shpëtimin e këtyre fatkeqëve.

Në fund por gjithashtu shumë e rëndësishme, duam të inkurajojmë të gjitha personat që kanë dëshirë të kenë pranë tyre një kafshë shtepiake ti adoptojnë ato, ADOPTONI duke shpëtuar një jetë, dashuria ndaj kafshëve nuk blihet.

 

Le të sjellim një impakt të ri dhe të rëndësishëm.

Secili prej nesh ndjen detyrën morale për të mbrojtur shëndetin, ambientin dhe për të edukuar fëmijët të japin dashuri dhe të sjellin paqe  në botën që jetojmë. Klikoni më poshtë për të regjistruar të dhënat tuaja nëse mendoni se keni interes në çështjen e mbrojtjes ndaj kafshëve kështu që emri juaj të jetë pjesë e databasit të individëve që po shtohen çdo dite ndaj kësaj kauze.

Shprehni dashurinë tuaj ndaj kafshëve endacake duke qenë pjesë aktive e jona.

Të gjithë vullnetarët kafshëdashës që ndjejnë se kanë mundësi të japin kontributin e tyre qoftë dhe minimal, janë te mirëpritur ti bashkohen në çdo moment kauzës tonë. Ne ju presim me padurim që të jeni pjesë e jona. Klikoni më poshtë për te regjistruar të dhënat tuaja dhe fushën e interesit apo ndihmës që mund te jepni.

Ju falenderojmë..

 

Njihuni me të tjerët.

Bashkë mund të bëjmë shumë, mund të jëmi zëri për të mbrojtur të pambrojturit dhe forca për të sjellë ndryshim.

Thënie nga themelueset e Animal Aid Albania

Shprehje